Një operacion i madh anti drogë i forcave speciale greke EKAM dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Elefsija dhe Korinth. Policia greke ka sekuestruar 560 kg e 620 gram marijuanë gjatë kontrolleve të një banese dhe një automjeti. Po kështu janë sekuestruar 4610 euro, 9 celularë dhe 3 automjete.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Katër shtetas shqiptarë të moshës 29, 35, 36 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga forcat e policisë. Në pranga ka rënë edhe një adoleshent grek 16-vjeçar. Vlera e drogës së sekuestruar nëse do shitej në tregun e pakicës llogaritet në 840.000 euro.

 

LEAVE A REPLY