Saturday, April 20, 2024
Home Politikë “Kushtetuesja”, Meta padit sot Dvoranin te Krimet e Rënda, në 09:00 takon...

“Kushtetuesja”, Meta padit sot Dvoranin te Krimet e Rënda, në 09:00 takon Bashën

0
519

Presidenti, Ilir Meta, pritet të depozitojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Meta ka ngritur dy akuza ndaj Dvoranit, shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta tha se prej afro dy vjetësh u ka bërë përpjekje dhe thirrje gjithë institucioneve për respektimin e Kushtetutës dhe ligjit, në mënyrë që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në përputhje me Kushtetuës dhe ligjit.

Por kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sipas tij, ka bërë disa shkelje të rënda, që cënuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, uljen e besimit të publikut te kjo gjykatë dhe zbatimin të reformës në sistemin e drejtësisë.

Sipas Presidentit Meta, kryetari i KED-së, Dvorani, gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar qëllimisht presidentit në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vakanca.

Me këtë veprim, sipas tij, zoti Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit, duke e shtyrë të shprehej edhe për vakancën e dytë përpara se të shprehej Kuvendi për zgjedhjet e veta.

Kryedemokrati, Lulzim Basha, pritet të jetë i pari prej liderëve të partive jashtëparlamentare që do t’i përgjigjen sot thirrjes së presidentit Ilir Meta për takim.

Në ftesë, kreu i shtetit theksonte nevojën e takimit “urgjent për situatën dramatike” që sipas tij po kalon vendi.

Lulzim Basha këtë alarm e ka ngritur prej kohësh ndaj dhe i është përgjigjur pa hezitim thirrjes.

“E kam pranuar dhe e kam konfirmuar, nesër në orën 9”

Nisma e presidentit për takim erdhi pas situatës së krijuar me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here