Presidenti Ilir Meta ka postuar në “Facebook” një fotografi me ish-kreun e shtetit shqiptar Rexhep Meidani.

Meta nënvizon se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidentin, ndërsa ka shtuar se kanë biseduar së bashku për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.

Postimi i Ilir Metës:

Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale.

LEAVE A REPLY