Ankandi, në të cilën u shit një kopje e pikturës më të famshme në Botë, Mona Lizës, ka marrë jo pak vëmendje. Fillimisht kjo pikturë parashikohej të shitej mes 70 mijë dhe 90 mijë eurove, edhe pse tejkaloi pritshmëritë. Pa diskutim që për një fans të kësaj pikture, çmimi i kopjes është shumë herë më i lirë për xhepat se sa origjinali, ndaj dhe interesi për ankandin e datës 19 Nëntor pritej dhe ishte vërtetë i lartë. Piktura është bërë rreth 100 vite pasi Leonardo Da Vinci pikturoi buzëqeshjen ikonë.

Pronari aktual i pikturës, Wim Delvoye e ka blerë atë në vitin 2010 për shifrën e 35 mijë dollarëve. Kopja ndryshon nga origjinali  vetëm në përmasa, pasi ka një diferencë të vogël, dhe në vizat anash saj. Por ashtu edhe siç parashikohej, çmimi i parashikuar i tejkaloi pritshmëritë dhe piktura u shit për me një vlerë prej 552 mijë e 500 euro, në shtëpinë e ankandit të Sotheby në Paris.

Ky version është një prej rreth 150 kopjeve të pikturës së famshme që janë bërë mes shekujve të 16-të dhe të 19-të. Interesi për Mona Lizën është gjithmonë i lartë nga publiku, ashtu si për çdo vepër të Leonardo da Vincit. Të paktën në këto raste, kur në ankand del një kopje e saj, ndryshe nga origjinali, vizitorët kanë mundësinë t`i afrohen pikturës.

SCAN

LEAVE A REPLY