ZYRTARE/ Edi Reja vijon në drejtimin e kombëtarës shqiptare

0
835

 

Sport-Italiani Edi Reja vijon ne drejtimin e kombetares shqiptare

Trajneri Edi Reja do të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren Shqiptare edhe gjatë 4 viteve të ardhshme por në kontratën e re që do të nënshkruajë në Dhjetor, janë parashikuar ndryshime të rëndësishme që do të prekin gjithë ekipet zinxhir. 6 orë bisedime me një përfundim të ëmbël, Edoardo Reja ka pranuar te vazhdoje projektin e nisur pak muaj me parë me kombëtaren shqiptare.
74 vjeçari do te nisë një kapitull të ri, jo thjesht si drejtues i kombëtares por njeriu që do të menaxhoje ecurinë e gjithë fidanishtes kuqezi.
Pas bisedimeve te stërzgjatura me kreun e FSHF, Armand Duka në zyrën e këtij të fundit në Durrës, Reja ka pranuar të nënshkruaje për 4 vjet por për të nisur një projekt tërësisht ndryshe pasi ai dëshiron të riformatojë dhe të pasurojë gjithë kulturën futbollistëve në vendin tonë. Nderkohe mësohet se ndihmës të italianit do të qëndrojnë gjatë gjithë vitit në vendin tonë për të monitoruar situatën në të gjitha grupmoshat dhe kategoritë ndërsa stafi do të pasurohet edhe me ekspertë italianë të mjekësisë sportive apo analistë të ndeshjeve.
Në këtë mënyrë, Reja që do te zbarkojë në Tiranë në fillim të dhjetorit për të hedhur firmën në kontratë, parashikon të bëjë një revolucion në të gjitha nivelet e ekipeve kombëtare. Gjatë bisedimeve me kreun e FSHF, Duka, ngërci i vetëm që kërkoi më shumë kohë për t’u zgjidhur ishte këmbëngulja e federatës për një projekt 4 vjeçar por duke konsideruar edhe 74 vitet qe ka mbi supe, Reja fillimisht hezitoi por me pas pranoi për të vijuar punën me fanellën kuqezi. Në këtë mënyre, largohen përfundimisht edhe zërat për rikthimin e një shqiptari në stolin e Kombëtares, hipotezë që mori rrugë menjëherë pas humbjes me Francën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here