Mbremja e kaluar ne emisionin “Arome Shkodre” ne Tv1 Channel i eshte kushtuar detajeve te nates se pare te “Ahengut shkodran” i cili eshte zhvilluar ne fund te muajit shtator.

Bashkia Shkoder ne kuader te diteve europiane te trashegimise kulturore, zgjodhi te paraqese ne menyre te vecante nje gershetim te traditave veri-jug, te misheruara ne kenget e vallet qytetare shqiptare.

Shkodranet ne programin e tyre te moderuar nga aktorja Rajmonda Marku, respektuan fillimisht ansamblin “Burimi” te ardhur nga Ulqini, e me pas ate te sazeve nga Kelcyra e Permetit, per te vijuar me valltaret e Dropullit. Banda muzikore e Shkodres permbylli shfaqjen me nje gershetim mjaft te mire te melodive dhe interpretimeve nga kengetare te mirenjohur shkodrane; Mukadez Canga, Leonard Guga dhe Klinsman Llazani.

Vleren ketij aktiviteti ia shtoi me shume vendi ku ai u organizua, pikerisht ne shtepine monument kulture te heroit tone kombetar Pashko Vasa. 

LEAVE A REPLY