Presidenti Meta bisede telefonike me zv/Ndihmes Sekretarin e Shtetit te SHBA Matthew Palmer

0
658

Zedhenesi i presidentit Tedi Blushi ka reaguar per biseden telefonike mes Presidentit Meta me Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer

Është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here