Wednesday, December 11, 2019

Ish-ministri: Rendin kushtetues të shkërmoqur e rivendos populli, të mbahen zgjedhjet

95
0

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani teksa ka mbështetur idenë për referendum të propozuar nga presidenti Ilir Meta, pohon se në vend duhet të mbahen zgjedhjet.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se rendin kushtetues e rivendos populli.

“Rendin kushtetues të shkërmoqur tashmë e rivendos populli, pa asnjë dyshim.
Prandaj duhen thirrur sa më parë zgjedhjet politike në vend. Si fillim duhet rikthyer pluralizmi politik që ndan e balancon pushtetet.
Të tjerat vijnë natyrshëm.
Kjo është përparsi e përparsive!”, shkruan në ‘Facebook’ ish-ministri.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY