Presidenti Ilir Meta ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve, që të dalin në shesh për të rikthyer të drejtën kushtetuese për referendum. Meta tha se ka vendosur të zbresë në shesh dhe nuk do të ikë prej aty, derisa qytetarëve t’iu kthehet e drejta për referendum, që sipas Kreut të Shtetit, i është bllokuar qëllimisht nga politika.

“Po kthehem aty ku është kryefjala, deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë nga kjo klasë politike dhe hapjen e një epoke të re, atë të një demokracie të drejtpërdrejtë, që ushtrohet përmes referendumit. Populli shqiptar me Kushtetutën që ka zgjedhur vetë me referendum, ka vendosur referendumin: 1. Përmes 50 mijë shtetasve, populli ka të drejtën e referendumit. 2. Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje të shtrohet në referendum.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, deri sa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese. Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë”, tha Meta.

LEAVE A REPLY