Pak ore pasi largoi trajnerin Nikolai Gospodinov, klubi i Vllaznise ka zyrtarizuar trajnerin e ri:

DEKLARATË PËR MEDIAT

Klubi i Basketbollit Vllaznia njofton se traineri i ekipit të basketbollit të meshkujve z.Nikolai Gospodinov ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i pankinës së kuqebluve, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit me qëllimin e mirë për arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe objektivave të klubit të Basketbollit të Vllaznisë. Ndërkohë drejtimi i skuadrës i është besuar kroatit Vladimir Ivankovic i cili do të fillojë punë direkt me ekipin duke filluar nga dita e nesërme.

Ai eshte 2 here fitues i Kupes ne Kroaci, 1 here i kampionatit. 1 here fitues i kupes dhe kampionatit ne Austri. Ne 2012 dhe ne 2013 ka fitu cmimin si trajneri me i mire Kroat. 2014 eshte emeruar trajner i kombetares se femrave

LEAVE A REPLY