Tërmeti 6.4 ballë, bashkia e Shkodrës në ndihmë të familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore

0
963

Bashkia e Shkodrës dhe qytetarët shkodranë po ndjekin me shqetësim situatën e krijuar pas tërmetit të rëndë, i cili u ndje në orët e para të mëngjesit edhe në qytetin tonë.

Jemi pranë të gjitha familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, me lutjen që të mos ketë jetë të humbura dhe sa më pak dëme materiale.

Fatmirësisht në Shkodër termeti nuk shkaktoi dëme, teksa forca dhe mjete të MZSH-së janë në gatishmëri për çdo eventualitet në territorin e Bashkisë.

Ndërkohë, mjete zjarrfikëse dhe efektivët përkatës të MZSH janë nisur drejt Thumanës për të dhënë ndihmën e nevojshme në situatën e rëndë, Bashkia e Shkodrës është e gatshme të kontribuojë në lehtësimin e situatës së krijuar,duke nisur me strehimin e familjeve që u janë dëmtuar shtëpitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here