Gazetari i Tv1 Channel Klodian Zhivani ne lidhje direkte ka pasqyruar situaten per situaten ne Durres dhe si e kane kaluar familjaret naten ne qiell te hapur ne kushte mese te veshtira.

Zhivani: Pavaresisht lodhjes psikologjike edhe temperaturat kane qene shume te uleta, madje nje person eshte transportuar per ne spital  ne gjendje te rende shendetesore per shkak te temperaturave, nderkohe vetem rreth ores 08:00 te mengjesit sot forcat special te kerkim shpetimit jane rikthyer ne rrenoja per te nxjerre te tjere persona.

Vetem pak minuta pas rinisjes se aksionit ata bene te mundur nxjerrjen e nje tjeter personi nga rrenojat. Ka qene nje i ri i cili ishte i pajete nderkohe aktualisht vijon serish operacioni per te kerkuar dhe shpetuar te pakten edhe 10 persona te tjere. Ende nuk ka shifra zyrtare pasi askush nuk mund te flase. Jane vetem banoret e zones apo komshinjte te cilet japin detajet se sa persona mund te jene, por akoma nuk eshte i sigurte numri i personave poshte rrenojave.

Nje ndihmese te madhe po japin forcat speciale nga kosova, nga Serbia, Romania dhe Greqia qe jane me te specializuar per keto raste, me makineri dhe pajisje te veçanta te cilet po bejen te mundur gjurmimin e njerezve dhe gjetjen e etyre. Do te jete nje operacion qe do te vazhdoje per shume ore me radhe dhe nuk dihet se kur do te perfundoje.

LEAVE A REPLY