Pas tërmetit fatal që ndodhi ditën e djeshme, shumë banorë kanë ngelur në qiell të hapur, pa banesa, pa veshmbathje. Për ta, ka qenë një natë shumë e vështirë pasi duhet të përballonin humbjen e njerezve të tyre të dashur dhe shembjet e banesave. Të pyetur nga gazetarja e Ora News se si e kanë kaluar natën, njerëzit e prekur nga tërmeti janë shprehur se shumë keq. Shprehin kritika për organizimin në qendrat e pritjes.

“Kemi ndejtur pa dyshek, pa gjë, tortura. Kush mori mori, kush nuk mori nuk mori. Ata i japin me të njohur. Nuk ishte asgjë me organizim, me lista. Shumë shumë keq, le atë po ku do vemë, ku do mbytemi ne të shkretit, unë nuk kam as shtëpi, pallati u shemb. Kam ngelur në rrugë të madhe”.

Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, vetem një batanije.

“Nuk e dimë ku do e kalojmë ditën. Do shkojmë të flemë në ndonjë ferre. Më mir aty se sa ketu në gjol. Pa një dyshek, pa një trajtim”.

Një nga qytetarët që u ofrua të jepte ndihma u shprehet se ka qenë shumë e vështirë shpërndarja e ushqimeve. Ai tregoi se njerëzit vini nga 3-4 herë të merrnin ushqime dhe ishtë shumë e vështirë menaxhimi.

LEAVE A REPLY