Qytetaret shkodrane jane bashkuar per t’u sensibilizuar dhe per t’iu bashkuar pjeses se prekur nga termeti i rene nje dite me pare ne vendin tone dhe nga ku kemi 25 jete te humbura. Per te folur me gjate rreth ketij sensibilizimi nepermjet lidhjes direkte ne TV1 Channel sebashku me gazetaren Meris Gjoni ishin dy perfqesues te shoqerise civile, Emanuela dhe Durimi te cilet jane angazhuar dhe kane nisur nje nisme tejet domethenese ne mbledhjen e ndihmave per familjet e prekura nga termeti.

“Mbledhja e ketyre ndihma eshte e nevojshme. Parimi dhe deshira jone eshte te ndjekim traditen e vjeter shkodrane, duke iu bere thirrje qytetareve, bizneseve qe te bashkohen ne kete nisme, te kontribuojme sa te mundemi me ato çfare kemi mundesi.

Kjo nisme ka nisur qe ne oren 08:00 te mengjesit perpara sheshit “Luigj Gurakuqi” pergjate gjithe dites deri ne oren 16:00, ne baze te grumbullimit te ndihmave nga qytetaret shkodrane. Sapo te mbaroje mbledhja e ndihmave do te seleksionohen, do te paketohen dhe do te nisen direkt diten e sotme per ne Thumane ose ne Durres.

Nevojat e atyre familjeve qe po kalojne ditet nen qiell te hapur jane bazike ushqim dhe veshmbathje dhe kryesisht ushqime te konservuara, pasi mundesia e gatimit atje eshte shume e vogel. Thirrja qe i bejme ne qytetareve shkodrane eshte qe gjithsecili te imagjinoje veten nen nje çader ne mes te dimrit.

Deri tani jane mbi 30 biznese qe kane reaguar pozitivisht qe kane kerkuar te mos iu behen reklame as te mos iu permenden emrat, port e kontribuojne si individ.”

LEAVE A REPLY