Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Rama bën bilancin e dëmeve të tërmetit: Çadrat do hiqen, banorët në...

Rama bën bilancin e dëmeve të tërmetit: Çadrat do hiqen, banorët në hotele

0
469

Kur operacionet për kërkim shpëtimin po shkojnë drejt fundit, qeveria ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjithashtu se çadrat e ngritura në Thumanë dhe në Laç do të hiqen dhe banorët do të akomodohen në hotele.

Ndërsa për banorët e Bubqit tha Rama ata nuk do të largohen, por do të ngrihen çadra të një tjetër kategorie, pasi banorët në këtë zonë janë të lidhur me blegtorinë dhe nuk mund të braktisin zonat.

Edi Rama: Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti nga kampet  për në hotele në Shengjeni.

Janë transportuar 16 familje me 64 persona. Sot qoftë çadrat në Thumanë , qoftë në Laç do të largohen. Banorët do të s’postohen në hotele.  Duam që Ministria e Mbrojtjes të garantojë një cilësi tjetër çadrash për të siguruar që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë. Në Berat 250 persona, ndërsa personat që janë pa strehë në Qarkun e Tiranë 3480. Një bilanc i përkohshëm i dëmeve  në Durrës.

Në Durrës kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 te shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate j janë jashtë përdorimit. pallate dhe 61 pallatet të dëmtuara rënd. Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit. Sot vijnë  ekipet e para te inspektorëve teknik për të bërë një analizë të dëmeve së bashku me ekspertët tanë. Bilanci paraprake i kontributeve është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të themi se sa është bilanci i plotë. Deri tani shkon një shumë 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here