Presidenti Meta-Ramës: Dhënia me nxitim e lajmit mos të përdoret si pretekst për mbylljen e tyre

0
677

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur gazetarët e terrenit dhe ekipet televizive, që sipas tij kanë kryer detyrën në kushte aspak të lehta për situatën e rëndë, ku tërmeti  i së martës la pas 51 persona të vdekur dhe qindra tjerë të plagosur.

Kreu i shtetit duket se i është përgjigjur kritikave dhe paralajmërimit të të kryeministrit për mediat që  sipas tij japin lajme të rreme. Meta thhotë se  “çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike”

“Falenderoj të gjithë gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet teknike mbështetëse për raportimin e saktë dhe në kohë reale ditë-natë, në kushte aspak të lehta, të situatës tepër të rëndë dhe të pasojave tragjike në jetë njerëzore dhe prona, që la pas tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.Me punën e tyre të palodhur, gazetarët dhe mediat kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të banorëve të prekur nga pasojat e kësaj fatkeqësie tepër të rëndë.

Duke i inkurajuar mediat të vazhdojnë të tregojnë seriozitet dhe përmbajtje maksimale në raportimin e lajmeve, me qëllim shmangien e informacioneve të paverifikuara, besoj se në kuadrin e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, çdo pakujdesi si pasojë e nxitimit për dhënien e lajmit të fundit, të mos përdoret si pretekst për të sulmuar apo mbyllur media kritike.Gazetarët kanë qenë ndër heronjtë e vërtetë të këtyre ditëve dhe për këtë meritojnë një falenderim dhe mirënjohje të madhe!”-shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here