Tuesday, December 10, 2019

Meta në Bubq: Pasojat nga tërmeti tronditëse, por është koha të përballojmë emergjencën

98
0

Presidenti Ilir Meta ka udhëtuar sot drejt fshatit Bubq, të Fushë-Krujës, ku pati dëme të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson rëndësinë që tashmë është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në kthim në normalitet.

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe disa foto ku shihet se si janë dëmtuar banesat e këtyre banorëve.

Nga termeti i 26 nentorit humben jeten 51 persona si dhe u plagosen mbi 700 te tjere, nderkohe shume banesa u kthyen ne germadha

LEAVE A REPLY