Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Tërmeti, Meta takon përfaqësuesin e diasporës shqiptare: SHBA do sjellë 7 ekspertë...

Tërmeti, Meta takon përfaqësuesin e diasporës shqiptare: SHBA do sjellë 7 ekspertë për situatën

0
557

Presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar Mark Gjonajn, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Meta shprehet se është bashkë me Markun, në këto momente të vështira për popullin shqiptar. Kreu i shtetit Meta shprehen se do të vijnë nga Amerika në Shqipëri 7 ekspertë amerikanë për të vlerësuar situatën.

Presidenti Ilir Meta falënderon SHBA-të për ndihmën e pakursyer të tyre ndaj popullit të Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Ilir Metës:

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira.🇦🇱🤝🇺🇸

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here