Tuesday, December 10, 2019

Kryeministri Rama banorëve: Në Itali në 2009 ra tërmeti, janë akoma në kabina, ju i doni për 5 ditë të gjitha

315
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në inspektim në qytetin e Laçit ku u gjend përballë banorëve të cilët të shqetësuar kërkojnë strehim sa më parë pasi banesat e tyre janë dëmtuar.

Gjatë inspektimit, Rama ka kërkuar nga banorët që të kenë durim sepse “do ti bëjmë të gjitha” dhe të shkojnë në hotel të mos rrinë jashtë.

Ai i garantoi banorët që specialistë do të jenë në çdo banesë e dëmtuar dhe do të japin verdiktin final nëse banesat janë të banueshme apo jo.

Kryeministri tha që në Itali ndonëse ra tërmet në 2009, banorët janë akoma nëpër kabina, ndërsa ju kërkoni për 5 ditë të gjitha.

“Shkoni shikoni në Itali? Ka rënë tërmeti në 2009 dhe janë akoma nëpër kabina, për 5 ditë i kërkoni të gjitha. Prandaj erdha unë për tu parë të gjithëve, por tu thënë duroni”. 

Vetëm dy ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama shpalli edhe në Laç gjendjen e jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY