Nga Teatrit Kombëtar Eksperimental shfaqja ”Salome” në teatrin ”Migjeni”

0
588

 

“Salome” kryevepra e Oscar Wilde mbrëmjen e së enjtes dhe të premtes u shfaq për publikun në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vepra me regji nga Carlo Sciaccaluga dhe me një kast aktorësh të njohur deri tani ka qenë në skena të ndryshme të teatrit. Drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo flet per ”Pasdite ne Tv1 ” rreth suksesit qe pati shfaqja ne teatrin ”Migjeni” dhe premton se do te rikthehet ne Shkoder ne fillimin e vitit tjeter.

Kiço Londo:Pritshmerite ne Shkoder jane te medha, jemi te kenaqur nga frekuentimi menyra se si u ndoq shfaqja por edhe nga vet inskenimi i shfaqjes.Shkodra te imponohet, ka nje permas ne aspektin kulturore,shpirterore dhe civil shume te madh por edhe vet aktoret kishte nje impostim ne seriozitet dhe ne angazhim akoma dhe me te madh.Eshte nje veper e rende, shume serioze qe trajton probleme te medha shoqerore.Vepra eshte e nje autori qe ka thyer disa tabu dhe qe ka bere epoke ne te gjithe boten.Sic e dime Shkodra ka nje lidhje te ngushte me komendine dhe humorin po ashtu ketu do te rikthehemi ne fillimin e vitit tjeter dhe shpresojme shume qe te jete me komedi.

Aktorja Yllka Mujo: Shfaqja eshte drame e autorit Oscar Wilde, nje tekst poetik qe flet se cfare eshte njeriu ne nje moment te caktuar te jetes, per zoterimin e pushtetit  te njeriut. Kur ne nje moment te caktuar i ka te gjitha gjerat ne dore dhe mund te beje cfare te doje me jeten e tjetrit vjen koha kur pushteti ha vetveten si nje bisht.Tregon historine e Bibles, Herodi me te shoqen qe ja ka marre vellait te vet.Publiku qe ishte ne salle e priti jashtezakonisht mire eshte nje shfaqje qe te zgjon mjaft emocione por po ashtu do te kishim deshiruar nje pjesmarrje me te gjere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here