Tuesday, December 10, 2019

Tërmeti, Meta takon akademikë dhe profesorë: koha të forcojmë më shumë institucionet

105
0

Presidenti i Republikë, Ilir Meta, pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtarë në mëngjes, zhvilloi një takim edhe me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.

“Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë”. Ky ishte mesazhi që dha Meta pas takimit.

Meta inkurajoi, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoi gjithashtu idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

“Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore”, njoftoi presidenti nëpërmjet facebook-ut.

LEAVE A REPLY