Një efektiv policie është arrestuar nga SHÇBA nën dyshimin se ka luajtur rolin e sekserit, duke ndërhyrë në një universitet privat duke i marrë një personi diplomën për shumën e 1500 eurove.

“Punonjësi i policisë E. SH. dyshohet se duke ndërhyrë tek personat me funksione, të punësuar në një universitet privat, mundësoi pajisjen me diplomë të një shtetasi, edhe pse ky i fundit nuk ndoqi për asnjë ditë proçesin mësimor, në këmbim të përfitimit të shumës prej 1500 eurove”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

Arrestimi i policit 47 vjeçar me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, Komisariati i Policisë Nr. 2, Tiranë u krye me urdhër të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ekzekutimin e Vendimit të kësaj Gjykate mbi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal.

Ai akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

LEAVE A REPLY