Tuesday, December 10, 2019

Petrit Vasili nxjerr dokumentin: Edi Rama oligarkëve nuk u prek një qindarkë, policëve u merr rrogën

75
0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kritikuar ashpër kryeministrin e vendit, ndërsa thotë se për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Rama zgjodhi të mos u prekë asnjë qindarkë oligarkëve dhe policëve t’u marrë rrogën.

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”,  Petrit Vasili ka publikuar një dokument, që sipas tij, fakton qartë veprimin e mësipërm të kreut të qeverisë.

Postimi në Facebook:

Skandali.Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke,kurse policeve u merr rrogen !!(DOKUMENTI). Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames. Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten. Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.

  • foto galeri

LEAVE A REPLY