Sportistet shkodrane jane bere pjese e sensibilizmit mbarekombetar duke dhuruar gjak per personat e plagosur qe kane patur nevoje nga demtimet e termetit ne Durres.

Nismetari per grumbullimin e sportisteve shkodrane per te dhene ndihmen e tyre ishte trajneri i boksit, Jozef Sermi i cili ishte mbreme i ftuar ne studion e meisonit “Sport Show” ne Tv1 Channel.

 

Sermi: Deshira jone per te qene prania e mediave ishte per te vetem arsye qe te sensibilizonim masen e gjere te popullsise per t’iu ardhur ne ndihme ne mneyra te ndryshma atyre personave qe vertete kishin nevoje ne ato momente . Ishte nje veprim e nisur jo prej thirrje qe u bene nepermjet televizorit, por thjesht mua me lindi idea ngaqe kishte shume te plagosur dhe mendova per te bere nje veprim te tille. E theksoj qe nuk ishte diçka per t’u trumbetuar, sepse gjerat e mira kur behen, duhet te behen ne heshtje, por prania e mediave ishte vetem per arsye sensibilizimi.

Pas nesh edhe disa grupime te tjera u ofruan per te dhuruar gjak dhe ne kjo na ben krenar qe si sport e filluam te paret dhenien e ndihmes per te prekurit nga termeti.

E rendesishme eshte qe sporti i nis gjerat e mira gjithmone i pari.

LEAVE A REPLY