Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët dëshmuan për braktisjen nga qeveria.

“Nuk ka ardhur kush të na pyesë. I pari je ti”- i tha një banor kreut të opozitës.

Ai tregon se kabina elektrike është çarë, aty pranë luajnë fëmijët, por nuk është marrë asnjë masë.

“Nuk jam armik”-thotë një banor tjetër, i revoltuar nga mungesa e kujdesit të shtetit, pasi nuk ka marrë as çadër dhe asnjë ndihmë tjetër.

Kreu i opozitës u shpreh se është shumë e rëndësishme që autoritetet të shkojnë pa vonesë në Ishëm, të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.

Vizita e zotit Basha në Ishëm nxori në pah edhe mungesën e shërbimit shëndetësor apo ndihmave në ilaçe për të prekurit nga tërmeti, shtëpia e të cilëve është e pabanueshme. Në këtë zonë shumë pak shtëpi kanë mbetur pa u dëmtuar nga tërmeti, por banorët thonë se administrata është inekzistente, nuk funksionon asnjë grup pune.

“Edhe në luftë kanë funksionuar më mirë. Asnjë grup pune s’kemi parë, – u shpreh i revoltuar një banor. – Vetëm llafe asgjë”. Duke i dhënë të drejtë banorit të Ishmit, zoti Basha tha se llafet e shumta duhen zëvendësuar me punë, veçanërisht përsa I përket vlerësimit sa më parë të dëmeve.

Njerëzit duan të dinë, ka mundësi të riparohet apo do të proshet. Dikush mund të zhvendoset për disa kohë, dikush mund të planifikojë për ndëertim, riparim. Përdorimi I këtyre burimeve njerëzore.

LEAVE A REPLY