VIDEO-LAJM/ Prej 8 ditësh flenë në makinë me fëmijën 8 muajsh

0
35

 

Gjatë inspektimit të gjendjes pas tërmetit, kryetari i PD, Lulzim Basha, qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz.

Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër.

Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë ishte nga vullnetarët. Kryetari Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra.

Pak pasi kryetari i PD u largua nga Manza, banorët thanë se tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto gjë që është refuzuar nga banorët.

Banorët thanë se atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën e propozoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Reagimi i njësisë administrative Manzë erdhi vetëm pas apelit që bëri zoti Basha, fenomen ky që ka ndodhur edhe në rastet e tjera.

Pra zgjidhjet e propozuara nga shefi i opozitës janë përdorur si zgjidhje për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

LEAVE A REPLY