Presidenca reagon ashpër ndaj Vuçiç: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

0
564

 

Presidenca i është përgjigjur ashpër deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi një ditë më parë masakrën e Reçakut. Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca shprehet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë.

Postimi i plotë:

GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!

Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!

Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!

Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!

LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here