Rikthehet teatri i kukullave me ”3 derrkucët” në ”Migjeni”

0
834

 

 

Ne teatrin ”Migjeni” eshte rikthyer teatri i kukullave. ”3 derrkucet” eshte premiera e re,  dhe vjen nën regji të Merita Smaja, e cila nisi rrugëtimin e saj për fëmijët e Shkodrës të dielën.

Merita Smaja: Ne teatrin e kukullave kam vite qe kam punuar kam filluar me Kol Kaftallin  nga ku kam hedh zerin dhe kam bere disa personazhe duke pasur keshtu takimin e pare me teatrin e kukullave.Te aktrosh me teatrin e kukullave eshte kenaqesi sepse ke te besh me sinqeritetin me te madh ne bote sic jane edhe femijet. Ata e presin kaq bukur sa te cudisin me menyren sesi reagojne pasi qajne, qeshin dhe brohorasin ne te njejtin moment. Me pak fraza ata shfaqin te gjitha emocionet e tyre dhe kjo eshte e bukura e ketij teatri. Eshte shume e rendesishme qe femijet te edukohen me teatrin dhe mesazhet qe jep teatri.

Marviks Shantoja: Gjithmone me ka pelqyer teatri poetik ne fakt por duke mos pasur  mundesi te afrohem si nje aktor profesionist mendova te merrja pjese ne tatrin e kukullave duke pare edhe thirrjen e Merites. Eshte nje kenaqesi sepse ke te besh me spektatorin me te sinqerte, ke te besh me femije qe nuk dijne te genjejne, kur u pelqen nje fraze qeshin duartrokasin dhe kur nuk u pelqen nuk reagojne fare.

Gjovalin Kolaj: Eshte nje ekpserience e re per mua kjo.E prita me shume entuziazem dhe deshire kete rol. Te besh dicka per femijet pervec se ju jep nje emocion atyre ata ta dhurojne ate emocion mbrapsht.Kam tre personazhe, tre fshatre te ndryshem te cilet e ndihmojne derrkucat per ndertimin e shtepise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here