Luljeta Bozo, inxhinierja dhe specialistja e ndërtimit, ishte sot e pranishme në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku është diskutuar në lidhje me situatën e rëndë e krijuar prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bozo është shprehur në fjalën e saj se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë  dhe pallat të dëmtuar.  Sipas saj, problemet në këtë proces ka në fshatrat , por edhe në banesat e qyteteve.

Po ashtu, inxhinierja ka thënë se së në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti 6.4 ballë, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe ata që kanë bërë ndërtimet, ndërsa shtoi se; “Ligji duhet të përmirësohet, sepse janë bërë shumë shkelje. Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori”

Pjesë nga fjala e Luljeta Bozos

Jam dakord. Ky material që keni përgatitur tregon se po  ndiqet hap pas hapi çdo lloj problemi. Jam shumë e lumtur që kemi pasur një solidaritet dhe falënderojmë të gjithë  fondacionet. Kam tre probleme. Kemi një identifikim të problemeve, por duhet specifikuar se cilat janë shembur, pra godinat. Cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta. Kjo duhet të specifikohet. Kjo duhet bërë shpejt. Kemi inxhinerë dhe specialistë. Duhet mbyllur sa më shpejt dhe them se brenda një jave këtë pasqyrë, se si e kemi pasqyrën e dëmeve.  Menjëherë njësia vendore ta bëjë një plan dhe ta organizojë punën dhe ta fillojë punë me ata që janë në qiell të hapur. Duhet të këtë një plan, projekti, ekipi dhe afati. Të mbledhin gjithë fshatrat dhe të bëhet e qartë dhe transparente çdo veprim. Kjo duhet të jetë e organizuar. Kanë bërë shtëpi pa themel. U bënë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu, një pjesë të përgjegjësisë ta mbajë edhe që ka ndërtuar sic ka dashur. Asnjë komunë nuk duhet të pranojë rindërtim  pa projekt. Në qytet kam një shqetësim të madh, Ka objekte që strukturat janë shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje se nuk jam e sigurt seç bëhet më vonë. Janë hequr muret arkitra, dhe brezat e betonit. Këto janë ndërhyrje që kanë bërë banorët. Këta që kanë bërë këtë dëm duhet të përgjigjen. Të bëhen verifikim të objekteve nëse qëndrojnë apo jo.  Ligji duhet të përmirësohet, sepse janë bërë shumë shkelje. Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori. Unë e kam me shumë merak, duhet të vihen në lëvizje njësitë vendore, s’mund ta përballojë këtë vetëm qeveria.

LEAVE A REPLY