U rrëzua në greminë në Theth, efektivi i RENEA-s transportohet me helikopter drejt Tiranës

0
869

 

Helikopteri i Forcës Ajrore po transporton drejt Tiranës efektivin e RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua në Theth gjatë paradites së sotme ku është rrëzuar në një greminë 150 metra.

Ai është rrëzuar dhe si pasojë ka dëmtuar gjymtyrët.Efektivi është marrë nga fshati Nderlysaj, Njësia Administrative, Shalë.

Për më shumë se 3 orë efektiv i RENEA-s mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderhysaj, ku më pas u mor me helikopter.

Gjendja e tij paraqitet e rënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here