Presidenca publikon një video ku vërteton si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetese. Sot për 60 minuta Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me kallëzimin që ai ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
“Vetëm Dvorani mund të degradonte integritetin e këtij procesi jetik për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ai është kallëzuar në Prokurori nga Presidenti i Republikës për dy vepra penale:
“Përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore”
“Shpërdorimit të Detyrës”
Në mënyrë të paligjshme dhe anti-kushtetuese, Kuvendi një partiak kërkoi krijimin e një Gjykate Kushtetuese politike nën kontrollin e tij.” Thuhet në fund të videos
Shikoni videon qe i eshte bashkangjitur lajmit
Permbajtja ne video
SI U PËRDOR ARDIAN DVORANI PËR KAPJEN E GJYKATËS KUSHTETUESE
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë:
3 prej tyre zgjidhen nga PRESIDENTI
3 nga KUVENDI
3 nga GJYKATA E LARTË
Kushtetuta përcakton: Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë i zgjedhin anëtarët me radhë, njëri pas tjetrit. Vakancën e parë e plotëson Presidenti, të dytën Kuvendi, të tretën Gjykata e Lartë.
Gjykata Kushtetuese u zbraz, sepse një pjesë e anëtarëve përfunduan mandatin, dhe pjesa tjetër nuk kaloi vetting-un.
Por arsyeja kryesore e mosngritjes, është bllokimi i funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për dy vite, me qëllim që në krye të saj të vinte Ardian Dvorani.
KED është një organ kolegjial që ka për detyrë nga ana administrative të ndihmojë Presidentin, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për plotësimin e vakancave të tyre sipas radhës kushtetuese dhe kritereve që dikton qartë Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese.
Justifikimi i mazhorancës për bllokimin e KED në vitet 2017 dhe 2018 ishte se anëtarët e KED nuk kishin kaluar procesin e vetting-ut.
Por me zgjedhjen e Dvoranit, vetting-u nuk ishte më kusht.
1). –Nga 15 janari 2019 e deri tani,Dvorani nuk ka publikuar, në kundërshtim me ligjin, 32 mbledhjet e KED.
2). – Avokatit të Popullit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin i është mohuar e drejta për të marrë pjesë në momentin më kyç të vendimmarrjes të KED-së.
3). – Vetëm në mungesë të transparencës së plotë, Dvorani mund të manipulonte procesin e skualifikimit të padrejtë të disa kandidatëve.
Nga 37 kandidatë, Dvorani ia doli në kundërshtim me ligjin, të lerë në garë vetëm 6 kandidatë për 4 vakanca, duke e kthyer procesin kushtetues dhe ligjor të zgjedhjes, në një proces emërimi të detyruar.
Kushtetuta dhe ligji kërkojnë që për çdo vakancë të ketë 3 emra të ndryshëm.
KED në 21 shtator 2019, miratoi renditjen e 6 kandidaturave për të 4 vakancat në Gjykatën Kushtetuese, sipas radhës së mëposhtme.