Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Meta reagon ndaj draftit të PS-së: Nuk provokohem as nga cicmicet as...

Meta reagon ndaj draftit të PS-së: Nuk provokohem as nga cicmicet as orkestruesit e tyre

0
484

Presidenti Ilir Meta reagon ndaj propozimeve të PS-së për zhbllokimin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese nëse kreu i shtetit nuk vepron brenda 10 ditësh për organizimin e ceremonisë së betimit. Në këtë rast mund ta dërgojë betimin e tij me shkrim.

“Presidenti nuk është në punë dhe as në detyrë por është në mission dhe nuk provokohet nga cicmice të tilla nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qenë dhe do të jetë garant i Kushetutës së Shqipërisë.

I fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në një mënyrë më të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto moment për të provokuar presidentin dhe popullin e Shqipërisë për tu marrë me çështje të tjera duhet ta ketë të qartë që presidenti e di shumë mirë detyrën e tij por është dhe i ndërgjegjshëm për misionin e tij.”

Kreu i shtetit iu pergjigj pyetjeve te gazetareve ne dalje te Prokurorise se Tiranes ku ishte paraqitur per te dhene deshmine e tij lidhur me padine ndaj Ardian Dvoranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here