Proçesi politik ndaj Salianjit ka marrë qendrën e vëmendjes. Një reagim ka ardhur edhe nga ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha ka hedhur akuza ndaj Ramës duke theksuar se ky i fundit ka përdorur gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të dënuar ish-deputetin Ervin Salianji. “Sot krye kreu i meduzës se narkoshtetit Edvin Kristaq Xhelati zgjodhi gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore dhe urdhëroi fallangat e tij te KÇK te drogës, bandave dhe krimit të kërkojnë në një farse kriminale politike dënimin me 1 vit e 6 muaj për Ish deputetin Ervin Salianji dhe një vit heqje lirie për gazetarin e njohur investigativ Jetmir Olldashi”-shkruan Berisha.

Ish kryeministri e quan të turpshëm këtë proces dhe u bën thirrje shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të ndëshkojnë ashqër kreun e shtetit.  “Dënoj me ashpërsinë më të madhe procesin e turpshëm politik Salianji-Olldashi të Edvin Kristaq Drogës dhe klanit të tij kriminal dhe ju bëj thirrje shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar të ndëshkojnë ashpër kreun e narkoshtetit shqiptar për këtë akt kriminal që shkel rëndë kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut”-u shpreh Berisha

LEAVE A REPLY