Trajneri i futbollit Elis Legata i ftuar mbremjen e kaluar ne emisionin “Sport Show” ne Tv1 Channel ka komentuar fitoren e Vllaznise me Luftetarin si dhe renditjen e Vllaznise ne vendin e 6-te ne tabelen e klasifikimit, ku sipas tij deri me tani ky ekip ka arritur maksimumin.

Legata: Duke njohur edhe kundershtaret siç jane Partizani, Kukesi normalisht me organike jane me mire se Vllaznia, por une do thoja se qe nga vendi i 8-te deri ne vendin e pare pretendojne edhe per nje kupe UEFA, te gjithe mund te pretendojne edhe per titull kampion, sepse 6-te pike eshte diferenca.

Por me organiken qe ka Vllaznia, besoj qe ka marre maksimumin e 20-te pikeve, normalisht qe duhet vleresuar per kete situate, duhet vleresuar edhe ndeshja qe ka bere ne Gjirokaster duke fituar me 0-2.

LEAVE A REPLY