Shfaqja “S’E L’SHOJMË ASPAK” regjisori Ujka: Ne që kemi mbetur, të mos e lëshojmë atdheun…

0
646

Shoqnia Kulturore “ILLYRICUM” pas realizimit te shfaqjes muziko – letrare  “S’E L’SHOJMË ASPAK” kushtuar Pamvarsisë së Atdheut e cila u pelqye nga te gjithe artedashesit e Shkodres, ishin te ftuar ne studion e emisionit “Start”. Regjisori e shfaqjes, Paulin Ujka tregon per provat e shumta te cilat kane realizuar per kete shfaqje dhe se si vendosen per titullin “S’e l’shojme aspak”.

Ujka: Pasi kemi mbaruar shfaqjen kemi marre komente shume pozitive, jemi munduar te japim me te miren tone duke bere shume prova te cilat hasen edhe me shume pengesa te cilet per arsye se jo te gjithe kane mundesi te jene present ne te njejten ore. Por e thene ndryshe vullnetarizmi i ka keto gjera, sepse duhet theksuar qe ne çdo gje e bejme ne menyre vullnetare.

Ne marrim shume kenaqesi ne shoqnine “Illyricum” qe japim kontributin tone, por edhe marrim prej njerezve shume duartrokitje e shume falenderime. Kjo per ne majfton.

Sa i perket titullit te shfaqjes ne kemi diskutuar disa tituj te gjithe sebashku, por bazuar ne nje kenge patriotike na terhoqi vemendjen rreshti “S’e lshojme aspak”. Ky rresht na pelqej per ta aktualizuar me ditet e sotme qe te pakten ne qe kemi mbetur te mos e leshojme vendin tone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here