Ambasadorët e BE dhe SHBA takojnë kryeprokurorin Olsian Çela

0
701

 

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur, Olsian Çela.

Në një postim në twitter, Soreca thotë se gjatë takimit diskutuan përparësitë kryesore të zyrës së tij të re, përfshirë hetimet financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK.

Për Sorecën, zgjedhja e Z. Çela përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here