Filmi “Takim ne ajer” vjen se shpejti premiere per publikun ne ekranin e kinemase. Tema e filmit eshte emigrimi dhe roli i medias ne shoqerine tone te globalizuar.Regjizori Ardit Sadiku i ftuar ne ”Pasdite ne Tv1” rrefen se filmi do te shfaqet me date 12 dhjetor, ne ekranet e kinemave te Tiranes, dhe eshte nje film ne te cilin do ta gjejne vetveten shumica e audiences ne personazhe te caktuara.

Ardit Sadiku: Ideja e pare dhe tema qe filmi trajton ne vetvete eshte emigrimi sesi te rinjte deshirojne te ikin nga vendi drejt nje te ardhme me te mire dhe roli i medias ne shoqerine tone te globalizuar. Po ashtu flet edhe per nje djal i cili pelqen nej vajze por qe nuk e takon kurre dhe mbetet nje ”takim ne ajer’’.  Personazhet jane ne ajer pasi nuk kane gjetur vetveten, cfare deshirojne te bejne ne jete, nese duan te ikin jashte apo te qendrojne ne vendin e tyre.Shumica e audiences e gjen veten tek ky film dhe tek personazhet e tij. Filmi asht zhaner drame-sociale por edhe komedi e erret pasi ka edhe batuta. Skenarin e kam nisur ne janar,kam bere perzgjedhjen e audicioneve ne mars si dhe xhirimet ne qershor si fillim ne qarkun Shkoder ku zgjaten rreth dy jave.

Sara Lufi: Kjo eshte ekperienca ime e pare dhe qe ne momentin e pare qe mora vesht qe do realizohej nje film i tille vendosa te provoj veten ne nje sfere tjeter pasi une studioj per pikture grafike por aktrimi ka qene gjithmone nje enderr per mua. Ne film nuk kam pas nje rol kryesore qe ka kerkuar shume pune dhe angazhim por qe une i kam dhene shume rendesi. Ka qene nje rol jo shume i veshtire apo qe une te dal nga karakteri. Kam rolin e  nje aplikanteje per te ik jashte dhe biseda qe bej me punonesit ka qene krejt ne natyren time. Eshte nje eksperince qe te meson dicka dhe qe neser pas neser te con ne dicka tjeter akoma dhe me te madhe. Ky film me ka dhene mundesin qe te provoj veten ne nje fushe te pa prekur me pare dhe eshte shume mire qe njerezit dhe te rinj te provojne veten ne fusha te reja pasi te ndihmon qe te gjesh vetveten.

 

LEAVE A REPLY