Bashkia bën bilancin e banesave të dëmtuara në Shkodër nga tërmeti…

0
980

Informacion mbi konstatimet e realizuara në territorin e Bashkisë Shkodër pas tërmetit të datës 26 nentor 2019

Kërkesa të regjistruara në Bashki janë 114.
A) Subjekte të inspektuara me akt konstatimi 71
• Banesa 48
• Institucione 22
• Infrastrukture 1

B) Në proces konstatimi 43
Ndërtesa të dëmtuara seriozisht dhe që kërkojnë ekspertizë në vlerësimin dhe përpilimin e aktit përfundimtar nga Instituti i Ndërtimit janë 35 (tridhjete e pese)
Më datën 04.12.2019, Bashkia Shkodër i është drejtuar me shkrese zyrtare “Kërkesë për mbështetje eskpertize”, Prefektit të Qarkut Shkodër, Z. Edi Rama Kryeministër, me kërkesën urgjente për ekspertë të specializuar për të realizuar inspektimin më të thelluar dhe përpilimin e aktit përfundimtar të vlerësimit për 35 objektet e dëmtuara seriozisht.
Njekohësisht kemi kërkuar edhe mbledhjen e jashtëzakonshme të shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës Shkodër për vlerësimin dhe marrjen e një vendimi lidhur me situatën e krijuar për qytetin e Shkodrës
Deri më tani Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje lidhur me kërkesën e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here