Saturday, January 18, 2020

Shkatërrohet grupi që trafikonte klandestinë në Itali kundrejt 6 mije eurove

171
0

Përfitonin 6000 euro për cdo emigrant klandestinë të trafikuar drejt Italisë, Autoritetet italiane e të Europolit në një megaoperacion të përbashkët kanë shaktërruar dy organizata kriminale që vepronin në Itali e Greqi.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 100 forca policore të Komandës Provinciale të Policisë së Lecces, të Qëndrës së investigimit të krimit të organizuar në Romë në bashkëpunim me Policinë e rojen bregdetare greke, me trupat e Europol-European Migrant Smuggling Centre (EMSC) e të koordinuar nga Eurojust të Vendeve të Ulëta e nga Drjetoria e Përgjithshme e Antimafias Italiane kanë ekzekutuar oepracionin e koduar “Sestante” i cili ka cuar në ekzekutimin e urdhër arrestimit ndaj 13 personave 7 në Itali e 6 në Greqi.

Të arrestuarit akuzohen për pejsëmarrje në grupim kriminal me qëllim trafikun e qënieve njerëzore e të emigracionit klandestinë.

Hetimet e këtij operacioni të zgjatura rreth një vit e të kryera nga Guradia di Finanza e Lecces. kanë zbardhur se të arrestuarit janë anëtarë të dy organizatave kriminale, një italiane e një greke. që trafikonin emigrantë klandestinë drejt Italisë.

Hetimet kanë vërtetuar se gjatë muajve të fundit këto dy organizata kanë realizuar mbërritjen në Itali të qindra emigrantëve të cilët paguanin rreth 6 mijë euro.

Janë të ashtuquajtura “zbarkime fantazmë”, ndaj të cilave Guardia di Finanza ka mundur të zbardh cdo detaj e identitet ndër trafikantët, skafistët e rekrutuesit.

Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni gjatë një konference të përbashkët në selinë e Gurdia di Finanza të Lecces e me lidhej direkte video me autoritet e Eurojust të Hillandës e Europol.

LEAVE A REPLY