“Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili ishte i ftuar ne rubriken sportive “Sport Show” ne Tv1 Channel si nje prej dashamiresve me te medhenj te ketij ekipi i cili e ndjek ne çdo ndeshje. Bujar Qamili foli per kenaqesine qe po perjetojne shkodranet me fitoret e fundit te Vllaznise dhe se tanime nuk duhet te bejne me llogaritjet per renjen nga kategoria e ketij ekipit, por pjesemarrjen ne kupat e Europes.

Qamili: Tani jemi pak te qete, une dhe e gjithe tifozeria shkodrane sepse ne ndryshim nga vitet e kaluara kur benim llogarite per renjen nga kategoria, tani bejme llogarite nese do hyjme ne kupat e Europes. Eshte nje kenaqesi e madhe. Ne konceret e bera vetem pak dite me pare ne Amerike vinin njerez dhe me thonin “Aman Bujar se tani jemi mire, na kendo kengen e Vllaznise”.

Kemi arritur ne nje pike qe nuk mund te mendojme me per renjen e Vllaznise nga kategoria, por Vllaznine ne kupat e Europes. Veçanerisht dy fitoret e fundit ishin shume te bukura dhe emocionuese per te gjithe ne.

LEAVE A REPLY