Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka

Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka

0
1428

Është vënë në pranga këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka.

Këngëtari u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Pasi efektivët i bënë dragerin rezultoi se Gjoka kishte pirë alkool.

Ndërkohë në prangat e policisë kanë edhe 16 drejtues të tjerë mjetesh që po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara, kishin konsumuar alkool apo po përdornin  telefonin në timon.

Policia njofton se:  

• Janë arrestuar 18 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të papajisur me leje drejtimi

• Janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 175 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here