Krishtlindje/ Basha uron nga Durrësi: Të bashkohemi fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe

0
554

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar Krishtlindjet sot nga qyteti i Durrësit, i cili u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me një mesazh nga Kisha e Shën Palit në qytetin bregdetar, Basha bëri thirrje për një bashkim më të madh dhe të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe.

Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Nga Kisha e Shën Palit dua t’iu uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Krishtlindje të gëzuara.

Kjo festë sjellë gëzim, shpresë dhe ua mbushë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve, në veçanti në mendimet dhe lutjet e mia janë ata më shumë në nevojë, në veçanti me të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh më të fuqishëm, si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit.

Gëzuar, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here