Producenti i spektakleve te Buna 1, Arben Mazi ishte i ftuari mbremshem ne studion e emisionit “Ta tokim” ne Tv1 Channel i cili vjen pas nje suksesi te finalizuar bukur me “Best 10 North” me perzgjedhjen e personazheve te vitit.

Arben Mazi: Shkodra ka shume personalitete ne te gjitha fushat dhe une duke patur shume vite karriere kisha pershtypjen se shume personazhe me lart se ne i kishin lene ne harrese. Keshtu nisi edhe edicioni i pare, me pas i dyti dhe kete vit arritem ne edicionin e 8-te te tij. Besoj qe kam realizuar nje spektakel me te bukur se ate te vitit te kaluar, por siç dihet une vazhdoj te jem nder ato qe nuk kenaqem asnjehere.

Faktikisht gjate 2019-es une kam patur shume aktivitete. Duke filluar me “Best 10 North” dy here Brenda vitit, pastaj kisha festen e luleve, pastaj me bashkine e Tiranes koncertin me “Me te miret e veriut”, pastaj edhe me “Velipoja Grand Europa Resort” ku solla per here te pare ne Shqiperi ansamblin meksikan, qe bera ne bashkepunim me familjen Çela. Gjithashtu kam realizuar edhe festen e “Nene Terezes”, edhe nje bashkepunim me shkollen profesionale “Hamdi Bushati”  per nje sfilate mode. Ky vit ka qene i ngarkuar me shume pune, duke e konsideruar te suksesshem, por megjithate “vulen” e vendos spektatori shkodran, por besoj qe kam bere diçka profesionale.

Ne Shkoder une e kam shum te veshtire per te punuar, duke patur parasysh qe une kam 20 vite karriere pune, sepse e di qe do te flasin pas. Eshte ndryshe per nje te ri qe fillon ta bej kete gje, por mua me gabu sot, nuk me falet. Me vjen keq qe nuk e gjej kete mbeshtetje prej bashkise Shkoder. Vetm nje here du te me mbeshtese bashkia Shkoder dhe do ta shifni se çfare mund te beje Arben Mazi ne Shkoder.

LEAVE A REPLY