Hafiz Ali Tarit ne varrimin e Priftit, At Gjergj Fishta: Ti je krenaria e Shqiperise, fale teje jemi ne te njejtin nivel me boten e zhvilluar

0
1422

Memorie.al publikon historinë e panjohur të klerikut dhe intelektualit të famshëm nga qyteti i Shkodrës, Hafiz Ali Tari i cili pasi ishte diplomuar për Filozofi dhe Jurisprudencë Islame në Universitetin “Al-Azhar” të Kajros, për shumë vite me rradhë shërbeu në vëndlindjen e tij në Shkodër, ku në periudhën e pushtimit të vëndit, ai mbajti një fjalim në Kinema “Rozafat” mbi rrezikun që vinte prej ideologjisë komuniste. Fjala e panjohur e Hafiz Aliut në varrimin e Padër Gjergj Fishtës më 31 dhjetor 1940 dhe dëshmitë e Nexhmi Bushatit, Caf Jonuzit e Konrad Gjolajt lidhur me jetën dhe persekutimin e Hafiz Aliut nga regjimi komunist i Enver Hoxhës ku ai vuajti 20 vjet burg

 

Fjala e Hafiz Ali Krajës mbi varrin e Fishtës

“Poet Kombëtar, Patër Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat Tueja, rrin shtag, hutohet, pse jan shum, janë të mëdhaja edhe të madhënueshme, aq sa është e vështirë me caktue se mbi të cilën aso veprash duhet të flitet. Vepra Yte o Poet, ka për të formue një faqe të të shkëlqyeshme në historinë politike të kombit shqiptar, pse me aktivitetin, qi ke zhvillue ndër konferencat politike ndërkombëtare, nuk ke tjetër veçse me i sigurue kombit t’onë të drejta që ai ka jetike e si ma i vjetri komb në Ballkan. Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politke tanden do ta gjykojnë në bazë të ”Lahutës së Malcisë” Kryevepra jote monumentale. Të jesh i bindun, o Poet i Madh se Shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë si janë Helenët me Iliadën e Persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar. Sot, djelmnia intelektuale me Lahutën Tande në dorë të nep besën shqiptare, tue, t’u betues se idealin Tand të naltë që shprehe për kombësin shqyptar, do ta ruejm e do ta mbajnë si gja të shtrenjtë morale. Gjithashtu edhe populli mbarë, i fushavet e i malevet, anë e kand në Shqypni sot të nep besën se lahuta e jote në shpirtin e tyne do të sundojë sa të jenë stinë e mote. Trima, gra, djelm e varza me fjalën shqiptare të napin besën, se vëllaznimin kombëtar, qi Ti çfaqe në Lahutën, do ta mbajnë me forcën ma të madhe. Mbreti Perandor e Duçja i Fashizmit, e çmuene vlerën e madhe tanden, tue t’emnue anëtar të Akademis ma të naltë të Perandorisë romane. Me këtë rast ti u njofte një personalitet botnuer, u bane shoq me Markezin e vehtje tjera të botës kulturale, veçanërisht t’Evropës Oksidentale. Me ty, Patër Gjergj, Kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”./Memorie.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here