VIDEO/ NASA publikon për herë të parë imazhin e një komete ndëryjore

0
915

 

Teleskopi i NASA, Hubble, iu ka dhënë njerëzve për herë të parë pamjet e një objekti ndëryjor, i cili besohet se ka ardhur në sistemin tonë diellor nga një sistem tjetër.

Ky imazh është marrë në 12 tetor 2019 dhe është edhe dita ku duket shumë më qartë kjo kometë. Hubble ka treguar edhe një pamje të mjegulluar rreth kometës.

Në këtë pamje shihet një kometë përballë një spiraleje të largët yjore.

Megjithatë, në qendër të vëmendjes është qendra me dritë të kaltër. Kjo pamje u sigurua përmes teleskopit “Hubble Space”.

Kometa e emërtuar “2I/Borisov” u pa për herë të parë në muajin gusht nga një astronom amator nga Ukraina, i cili edhe ia la emrin e vet.

Shkencëtarët më pas vlerësuan se ky është objekti i dytë i ardhur nga një sistem tjetër diellor dhe që është vërejtur me pajisjet vrojtuese.

Prej asaj kohe, shkencëtarët janë përpjekur që të marrin pamje më të qarta të kometës në kohën kur ajo po i afrohej Tokës.

Në kohën e bërjes së kësaj fotografie nga NASA, objekti ndëryjor ndodhej 326 milionë kilometra larg Tokës.

@nasa.gov/ F.H-SYRI.NET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here