Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Plagos me thikë vëllain më të madh pas konfliktit, pranga adoleshentit

Plagos me thikë vëllain më të madh pas konfliktit, pranga adoleshentit

0
593

Një adoleshent ka rënë në prangat e policisë së Krujës për plagosjen me thikë të vëllait të tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Luz pas një konflikti të çastit.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.Adoleshenti, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç”njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here