Dy vëllezër të vrarë, si u ekzekutua në Itali vëllai i Kastriot Reçit

0
2201

 

Pronari i televizionit ‘Mirdita’, Kastriot Reçi u vra në një atentat paraditen e sotme në Rrëshen.

Por vrasja e tij, nuk ishte e para në familje. Në vitin 2017, Kastriot Reçit do ti ekzekutonin dhe vëllanë në Milano, Itali.

Gasper Reçi, Rrësheni është ekzekutuar në 28 prill 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij, e cila nuk ka mundur dot të identifikojë autorët.

Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mundur të shpëtojë, pasi plagët e marra nga katër plumba i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here