Kryeministri spanjoll kalon votëbesimin për të qeverisur në koalicion

0
522

 

Kryeministri socialist i përkohshëm i Spanjës Pedro Sánchez fitoi një votë besimi në parlament, duke e bërë të mundur që ai të qeverisë në koalicion me partinë e majtë Podemos.

Ai fitoi me një rezultat të ngushtë 167 me 165 vota në favor të tij. Por një rol kritik në këtë votim luajtën dhe abstenimet e deputetëve katalan dhe bask.

Ai tani do të formojë një qeveri minoritare.

Ky do të jetë koalicioni i parë për qeverinë e Spanjës që pas rrëzimit të regjimit diktatorial të Francos në vitin 1978.

Sánchez planifikon të mbajë mbledhjen e tij të parë të kabinetit të premten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here