Panariti: Kryesimi i OSBE-se, nga Shqipëria mbetet nje akt procedural i shembullit te keq!

0
594

 

Nepermjet nje statusi ne ”Facebook” ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti shprehet se kryesimi i OSBE-se, nga Shqipëria mbetet nje akt procedural i shembullit te keq pasi ka nje situate te keqe ne gjykate, parlament monopartiak, ne zgjedhjet me nje parti si dhe shtypje te fjales se lire nen pretekstin e shpifjes. Panariti shprehet në qendër të misionit të kësaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike.

JA POSTIMI I PLOTE 

“Kryesimi i OSBE-së, nga Shqipëria mbetet një akt procedural i shembullit të keq! Asnjë nga të 57 vendet anëtare të kësaj organizate, nuk ka “situatë shqiptare”. Sepse asnjë nuk ka mungesë të gjykatave supreme (Kushtetuese dhe të Lartë), nuk ka parlament monopartiak, nuk ka votime me një parti, nuk ka raport të ODIHR-it të OSBE-së që i deligjitimon këto votime, nuk ka shtypje të fjalës së lire me ligj nën pretekstin e shpifjes. Vini re! Në qendër të misionit të kësaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike. Tani përfytyroni ministrin e jashtëm tonin të predikojë ruajtjen dhe zbatimin e këtyre parimeve dhe vlerave te të tjerët anëtarë të organizatës!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here