Radari nuk ‘fal’ shoferët abuzivë, policia kontrolle në rrugët më të rrezikshme: Ja ndëshkimet në 48 orë e fundit

0
570

 

Policia vijon kontrollet me radar në rrugët më të ekspozuara ndaj aksidenteve në këto ditët e para të vitit të ri 2020. Ajo bën me dije se në 48 orët e fundit janë kapur 11 drejtues mjetesh nga të cilët 5 të dehur dhe 6 pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi tejnormave, 10 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera.

Nën hetim dhe 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësore në vendkalimet e tyre, 126 drejtues për përdorim celulari dhe 1150 masa administrative për shkelje të tjera.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here